Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Po ti, shok i dashuruar, eja! Letra e rrallë e Lasgushit për Kutelin

 

D-lui Dimitrie Pasco

Poradec, 29 Mars 1930

I dashur Dhimitraq,

Sapo i ardhur në Shqipëri në dherin e famshëm të lindjes dhe të vdekjes, më harriu pa pritur dhe fleta jote e fundit, letra jote e shtrenjtë e 6 Marsit. Them pa pritur, sepse në këtë vënd të dhëmshur dhe fatkeq, kúsh ka patur, kúsh do kishte ndonjëherë gazin e parrëfyer të shijojë një fjalim aq plot bukuri, dashuri, poezi, - si atë që më sjellin rradhët e tua të dashura?

Këtu i shtrenjtë shok, një frymë e rëndë varfërie shpirtërore zotëron jetën e çdokujt, mbyt zërin lajmëronjës të një shprese më gazmore, të një ideali me më tepër Dritë... Sa keq ka harrirë ky popull i ngrat! Ku janë Lironjësit fatmëdhenj! Cilët janë Dërgimtarët e duruar! Ç’u bënë Burrat prometikë që nxjerrin nga zemra Zjarr, nga zjarri, Dritë, dhe nga drita, Përjetësi! Ku janë Shpëtimtarët me shpirt të vizionuar!!

Dhimitraq! Në letrën t’ënde të fundit, ti më sjell, si përherë, buçitjen e një zemre djaloshare! Djellë dhe dritë, parëverë dhe zëplotë.

Burbuqe, këngë dhe harmoni: ç’m’i kujton gjithnjë, me kaq qëndrim, ato ëndra të bukura të jetës s’ime. Pse më shtrëngon të të them se kam rojtur, gjer më sot, 80 vjet?

Shok! Një Hije e Zezë po kuxon të planojë reth e përqark kryet t’ona: është Mëkata e Paturpshme e Motit; Gabimi Fatal i këtij populli në vetvrasje e sipër, që u mat qenërisht të mbyti Gjeniun e Vet; që po përtall dita me ditë, sulmin e perëndishmë të Djalërisë. Po ti, shok i dashuruar, eja! Nxito-i çapat e tua! Vendos në vetësi e në heshtje, vendimin kuximtar: Eja të nisim, plot me heroizmë, veprën t’onë gazmore: të mbushur ndaj këtij populli, Vallen e Zotit. T’i themi, në këtë fillim përtëritjeje të gjithësisë, se Parëvera, është Djalëri e motit, se Djalëria është Parëver’e jetës, se jeta është Djalëri e Përjetësië. Dhimiraq, eja të punojmë, të tretemi, të shuhemi: për të krijuar në mes të vdekjes, një jetë të re. Eja të ngrehim planin t’onë.

Të pret me padurim, mun ne pragu i portës Llazari (që të do, sepse të ka dashur).

[email protected] SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore