Neymar drejt Real Madrit, ja oferta e çmendur e Florentino Perez

Real Madrid është gati të paraqesë një ofertë të çmendur për Neymar, për të mposhtur Barcelonën që gjithashtu është në garë për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain.

Real Madrid është i gatshëm t’i ofrojë Neymar një pagë neto prej 40 milionë euro në sezon dhe një kontratë pesë-vjeçare, sipas gazetës “Sport”.

Neymar preferon Barcelonën, por në rast largimi nga PSG nuk do t’i thoshte jo as Realit.



Neymar pritet të kthehet në Camp Nou, dy vjet pas kalimit të tij me rekord botëror 222 milion € në PSG nga Barcelona.

Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.