E ftuar Nexhmije Hoxha…provokime për Isuf Kalon në Pogradec

 

Ish-mjeku i Enver Hoxhës, Isuf Kalo ka promovuar dje në qyetin e Pogradecit librin e tij “Blloku”, botim i UETPRESS.



Lajmi për këtë aktivitet u shoqërua me incidente. Posterit që njoftonte takimin me qytetarët, persona të paidentifikuar i kanë shtuar një tjetër letër poshtë ku shkruhej: “E ftuar Nexhmije Hoxha”.

Nën një bashkëbisedim me Ilir Shytën dhe Alda Bardhylin, Kalo rrëfeu para të pranishmëve jetën e tij si mjeku i një prej njerëzve më të rëndësishëm të vendit. Ai e quajti Enver Hoxhën një pacient shembullor vetëm pas infraktit të parë. Më parë ai pinte 80 cigare në ditë.

Ai risolli në kujtesë dhe ditët e kaluara me Enver Hoxhën në Pogradec, ku bënte pjesë në grupin e mjekëve që e shoqëronin./Gazeta Shqip


Comments are closed.