Çfarë do ndodhë? Basha në Prokurorinë e Danimarkës në shtator

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në fillim të shtatorit do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë e Danimarkës për arkitektin danez të teatrit.

“Brenda javës së parë të shtatorit prokurorisë shqiptare dhe asaj daneze do t’i depozitohet denoncimi për projektin mafioz të arkitektit danez për Teatrin kombëtar. Kallëzim penal për arkitektin e korruptuar ne funksion te vjedhjes dhe grabitjes mafioze te Teatrit Kombëtar, Bjorken dhe koorporatën e tij.

Edhe sa i përket mafiozëve kroatë të aferës së Ramës me kasat fiskale dhe një tjetër përfshirje në një skenë gjigande korrupsioni, për arkitektin kazamonti që duket se do të marrë përsipër të njëjtën skemë korruptive të universiteti i arteve”, tha Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.