Afrikani që luan me Kukësin këndon “Shqipëri, o nëna ime!” (VIDEO)

Skuadra e Kukësit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut dhe atmosfera në kampin verilindor duket mjaft entuziaste.

Këtë gjë e konfirmon edhe mesfushori afrikan Oumar Toured Camara, futbollisti i huazuar nga Besëlidhja, i cili në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet duke kënduar këngën e famshme të Gëzim Nikës, “Shqipëri, o nëna ime!” përpara shokëve të ekipit.

20-vjeçari, luan prej 3 vitesh në vendin tonë, me sa duket ka filluar të ndihet shqiptar, aq sa të mësojë edhe këngët më të njohura tonat.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.