A ka përçarje me LSI-në? Basha flet për “përplasjet” me Kryemadhin

I pyetur në lidhje me raportet me LSI-në, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se nuk ka përçarje mes tyre.

“Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet, KQZ duhet të zbatojë dekretin, mos zbatimi i ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe penale të gjithë do të vihen para përgjegjësisë ligjore dhe penale.



Por duhet të dallojmë vendimet partiake, për të hyrë ose jo në zgjedhje dhe shtetin e së drejtës.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në votimet e 30 qershorit ishte unanim e pa asnjë kundërshtim. Disa kanë bërë kërkesë për të hyrë në zgjedhje me qëllim që të detyrojnë KQZ të zbatojë dekretin dhe të mos çojnë deri në fund grushtin institucional të 30 qershorit”, deklaroi ai.


Comments are closed.