Talenti pogradecar që luan në SHBA: E ndjek akoma Superioren, ja kush e fiton kampionatin

Vangjel Zguro, fubollisti nga Pogradeci i cili ka një karrierë të pasur në  Kategorinë Superioreduke luajtur për më skuadra si Korabi, Luftëtari, Kamza dhe me Kukësin, në një intervistë Ekskluzive për Albeu.com, ka treguar për karrierën e tij në futbollin amerikan dhe si është përshtatur atje.

Pogradecari prej 6 muajsh ka braktisur Shqipërinë, teksa luan në SHBA te skuadra e Chattanooga Red Wolves SC, klub që merr pjesë në USL League One.

Zguro po spikat në këtë ligë, e madje duke treguar se është një lojtar me vlera dhe nuk është çudi që 26-vjeçari të ketë edhe oferta së shpejti nga ekipe të ligave më të larta.





Ai luan si mbrojtes i majtë, ndërsa pogradecari është i pari në Ligë për sa i përket asistimeve në 17 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Zguro po spikat në këtë ligë, madje duke treguar se është një lojtar me vlera dhe nuk është çudi që 26-vjeçari të ketë edhe oferta së shpejti nga ekipe të ligave më të larta.

Gjithashtu ai ka parashikuar fituesin e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Zguro thotë se Kukësi i ka të gjitha mundësitë që të dali kampion.

1-Si po ju shkon karriera në kampionatin amerikan ?

Deri tani kam ecur shumë mir shpresoj te vazhdoj këshu deri në fund…

2- Si ju trajtojne atje, a jeni pështatur më së miri deri më tani

Po jam përshtatur shumë shpejt falë mbështetjes të madhe që më kanë dhënë drejtuesit e ekipit…

3-Niveli i futbollit atje më i lartë është së në Shqipëri?

Mendoj se eshte niveli me i larte se ne Shqiperi ..

4-A synon ekipi juaj të luajë në MLS ?

Ekipi im është ekip i ri ndertuar.. vitin tjetër inagurojmë stadiumin e ri .. dhe besoj se kanë ambicie per ne Ligen e parë në një kohë shumë të shkurtër..

5-Në të ardhmen keni dëshirë të riktheheni në Kategorinë Superiore

Kurrë mos thuaj kurrë .. edhe pse momentalisht nuk e kam në mendje…

6-Po në Europë me cilën skuadër keni dëshirë të luani

Nuk është se kam ndonjë ekip të vecantë por do doja të luaja në një kampionat të mirë dhe të fortë

7- Ju keni një karrierë të pasur në Shqipëri, te cila skuadër je ndjerë më së miri?

Në të gjitha ekipet Shqiptare kam kujtime .. po dua të vecoj dy ekipe Pogradecin ekipin e qytetit tim qe u formova .. dhe Luftetarin që kam bër dy sezone të shkelqyera…

8-Keni luajtur deri më tani 10 ndeshje, kur do na i premtoni golin e parë

Kam luajtur 17 ndeshje.. deri tani nuk kam shënuar se dhe pozicioni që kam mbrojtes i majtë sma lejon shumë, por jam shumë i kënaqur që kam ndihmur ekipin me 6 asistime deri tani …

9- A do e ndiqni nga TV me pasion sikur të ishit vetë në Shqipëri Kategorinë Superiore ?

Po normale që e do e ndjek gjithmonë se aty kam shumë shok që luajnë…

10-Cili ekip ka bërë ekip më merkato më të mirë deri më tani në Katergorinë Superiore ?

Mendoj se Tirana ka bërë merkaton më të mirë dhe për një kohë të shkurtër besoj se lojtarët do fillojnë dhe të lidhen me njeri tjetrin, dhe i shikoj si ekip tepër serioz këtë vit …

11- Kush mendoni se del kampion këtë sezon ?

Mendoj se kampion del Kukësi dhe shpresoj që të dali Kukësi…





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.