Shqiptari gjen portofolin e turkes, jep leksion me sjelljen e tij

Një qytetar nga Prizreni është bërë shembull i mirë për shumë shqiptarë të tjerë. Ai ka gjetur në rrugë një protofol me para dhe dokumente, të cilën e ka dorëzuar në polici.

Njoftimin për këtë ngjarje e ka dhënë Komuna e Prizrenit.

“Me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.



Policia ka kontaktuar me shtetasen turke, të cilës i kishte humbur protofoli dhe më pas ia ka dorëzuar në prani të personit që e kishte gjetur.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.