‘Një km rrugë, 10 herë më shtrenjtë se në Amerikë’, Basha: Ja si po i vjedh Rama 253 mln euro

Kryetari i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në një postim në “Facebook”, Basha publikon një video me të dhëna për rrugën Thumanë-Kashar.

“Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.



“Skandali me koncesionet e rrugëve. Gjatësia e aksit 20.8 km, koncesioni i qeverisë ‘Rama’, 333 milionë euro. Studimi për vlerën 169 milionë euro. Vlera reale për 20.8 km 80 milionë euro. Shqiptarëve u grabiten 253 milionë euro”, thuhet në video.

Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 8 août 2019


Comments are closed.