Majk Tajson, boksieri me doping/ Si mashtrova me analizat, duke përdorur fëmijët e mi!

Majk Tajson nuk i ka zhgënjyer asnjëherë tifozët, duke i befasuar me veprimet e tij, qofshin ato në ringun profesionist kur impresiononte me egërsinë përtej limitit, ashtu edhe në intervista televizive.

Në një të tillë së fundmi, Majku i hekurt sic e kanë pagëzuar mediat prej dekadash, ka pranuar se ka mashtruar në jo pak raste autoritetet e kontrolleve antidoping.

“Kam përdorur urinën e fëmijëve të mi për të mos u zbuluar në testet antidoping. Si e bëja këtë? Më ndihmonte gjithmonë stafi mjekësor dhe në momentet e provës, çdo kontrollor nuk preferonte të më vështronte duke më dhënë mundësinë të përdorja këtë truk në teste” – tha ai.





Michael Gerard Tyson i lindur në 30 Qershor 1966 dominoi për shumë vjet ringun profesionist. Ai u bë fituesi më i ri që triumfon në peshat e rënda me vetëm 20 vjec. Por tifozët ende kujtojnë veprimet e tij kafshërore në një ndeshje të vetme kundër Evander holifild, që u privua nga një pjesë e veshit gjatë një dyluftimi që kaloi çdo limit..





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.