Shok qelie me vëllain/ Shkoi ta takonte në burg, por u arrestua edhe vetë

Tashmë i duhet të qëndrojë me vëllain në burg. Një 29-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi tentoi të fuste drogë në burg, teksa shkoi të takonte vëllanë e burgosur.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Rogozhinës dhe në pranga ka rënë shtetasi E. B.,29 vjeç banues në Durrës.

NJOFTIMI 

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E. B.,29 vjeç banues në Durrës.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.