Rakip Suli me Taulant Ballën në krah, shkojnë t’i marrin Kamzën Xhelal Mziut (Foto)

Është konstituuar sot këshilli i Bashkisë së Kamzës, ndërsa Rakip Suli pritet të betohet në krye të saj. Konstituimi i këshillit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim  Rugova”. Janë miratuar sot mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamzë, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe figura të rëndësishme nga radhët e Partisë Socialiste si Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati.

Kandidati fitues i zgjedhjeve të 30 qershorit, Rakip Suli mori besimin e qytetarëve të Bashkisë në Kamzës në zgjedhjet që u zhvilluan pa opozitën.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.