PS merr Kamzën/ Kryebashkiaku Rakip Suli betohet në një shkollë, Xhelal Mziu nuk liron zyrën

Rakip Suli u betua si kryetari i bashkisë së Kamzës, duke zënë vendin e demokratit  Xhelal Mziu.

Më herët u bë dhe konstituimi i këshillit në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim  Rugova” ku u miratuan mandatet e  40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.

Rakip Suli është shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe Ervin Bushati, për të bërë betimin kreu i ri i Bashkisë së Kamzës, e cila prej 12 vitesh është drejtuar nga Xhelal Mziu. Konstituimi i këshillit deh betimi i Rakip Sulit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rakip Suli falenderoj votuesit, të cilët sipas tij pavarësisht presioneve shkuan në kutitë e votimit.

“Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”, tha Suli.

Ndërkohë në Bashkinë e Kamzës por protestohet, ndërsa Xhelal Mziu ndodhet ende në zyrë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.