Nuk do e besoni, por CNN e vendos Prishtinën në listën e qyteteve të vizitueshme nga turistët

Me mbifrekuentimin nga turistët, që nuk po jep shenja se po zbutet në destinacionet më të famshme të Evropës, nuk ka patur asnjëherë një kohë më të mirë se kjo për të kërkuar opsione të mrekullueshme që tërheqin më pak vizitorë.

Nëse do të donit të udhëtonit në një destinacion të ri, pa dashur të përballeni me turma turistësh që shpalosin shkopinjtë e selfieve, siç ndodh në Venecia, Paris apo Amsterdam, CNN u ofron një përzgjedhje të qyteteve më të bukura evropiane, me shumë pak turistë.

E në mesin e qyteteve të mrekullueshme si Orange, në Francë apo Norwich në angli, Aarhus në Danimarkë apo Antwerpin në Belgjikë, CNN sugjeron edhe dy kryeqytete ballkanike, ndër ta, Prishtina në Kosovë dhe Sarajeva në Bosnjë.

Për CNN, kryeqyteti kosovar, Prishtina, është një qytet i gjallë me shumë për të parë dhe për të bërë.

“Kosova, shkruan CNN nuk është zakonisht ndër destinacionet kryesore të turistëve, por nuk ka arsye përse të mos e vizitosh këtë qytet të mahnitshëm. Ndërsa prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vite më parë, por ajo i është nënshtruar një transformimi gjigand.

CNN propozon muzeun etnografik “Emin Gjiku”, Muzeun e jashtëzakonshëm kombëtar të Kosovës apo librarinë unike të Prishtinës si destinacione të mundshme, pa harruar edhe parkun e Gërmisë, pak në veri të qytetit.

Ndërsa për Sarajevën, CNN shkruan se është një qytet i mbushur me arkitekturë të jashtëzakonshme. I lënë prapa nga destinacione më popullore në Kroacinë fqinje, Sarajeva, është një qytet në ringritje, i mbushur me kulturë dhe histori.  Lista e CNN vijon më pas me Malmon në Suedi, Aberdeen në skoci, Bernën në zvicër, e të tjera.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.