
Letërsia erotike/ Në Shqipëri shumë pak botime të këtij zhanri
Jemi në verë dhe ditët e nxehta kërkojnë letërsi të nxehtë, por ndërkohë që në botë mund të gjesh revista dhe portale pafund që sugjerojnë këtë lloj letërsie, në rast se do të ndalemi tek Shqipëria duket se në këtë aspekt kemi një vakancë. Po cilat janë arsyet?

"Historia e letërsisë shqipe për vetë terrenin në të cilën është ndërtuar është një histori shumë e varfër përsa i përket së letërsisë erotike, megjithatë edhe pse është e varfër, në të mund të gjedh personazhe apo zbërthime të erotizmit përmes fabulave të ndryshme të historive të dashurisë siç, është libri "10 ditë që nuk tronditën botën" i Aurel Plasarit, apo sëfundmi unë i jam rikthyer romanit "Vajza e Agamemnonit" të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare", thotë Alda Bardhyli.
Erotizmi në letërsi shpesh na ndihmon të hedhim dritë në anën tonë të errët. Është njëlloj hapje mendësie, dhe atmosfera e detit, diellit apo temperaturave të larta i shkon më së miri. Për skena erotike apo karaktere te forta, në çantën e pushimeve ka disa tituj të domosdoshëm
"Kur flitet për lëtërsinë erotike nuk mund të mos rekomandojmë libra të Markezit de Sade, ai konsiderohet si babai i erosit. Një tjetër libër i fortë që ka ngjallur shumë reagime kur është botuar është libri i shkrimtares franceze Pauline Reage, "Historia e O-se", edhe ajo niset nga histori personale për të bërë një libër,i cili do të dominonte kohën dhe do të ishte një nga librat më të shitur jo vetëm në Francë, por kudo në botë.
"Lolita" e Nabokov është një roman që trajton një temë delikate si nënështrimi. Tregimet e Bukowskit janë tregime që do të jenë gjithmonë në cantën e pushimeve sa herë që flitet për letërsinë erotike", vazhdon ajo më tej.
Në gjithë historinë e tij erosi ka ndikuar apo ka pasur një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësim. Jo vetëm përsa i përket etapave kulturore, por edhe sa i përket shoqërisë, politikës dhe shumë gamave të tjera të zhvillimit.
"Më kujtohet një bashkëbisedim që Gjergj Fishta ka pasur me Lasgush Poradecin. Teksa bisedonin për gjithcka që kishte të bënte me erosin më tepër sec duhet në poezitë e Lasgush Poradecit, dukej justifikuar pak veten, Fishta i thotë që unë nuk mund t?i bëj keq shëndetit tim. Dëmtimi duhet parë si një gjë figurative, pasi erosi është ai që hap në njëfarë mënyre, të gjitha zonat e fshehta të ndërgjegjes njerëzore?, thotë Bardhyli./Top Channel




Anna Frank, të gjithë filmat e frymëzuar nga historia e saj
Historia e plotë >

"Mein Kampf" i Hitlerit, shitjet bëjnë kërdinë në Poloni
Historia e plotë >

Eneda Tarifa, këngëtarja që po ndez “Portokalli” çdo të dielë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Precedenti/ Këshilltari i Metës i pranishëm në prezantimin e programit t...
Historia e plotë >
Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vit...
Historia e plotë >
Manastirliu: Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për...

Si të detoksifikohemi pas festave? Rekomandimet e nutricionistes Diola Dosti

Ushqimet që luftojnë Covid në kohën e vjeshtës
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >