Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbrojtësi kuqezi refuzon ofertën turke, ja arsyeja

Frederic Veseli ka refuzuar Turqinë dhe ofertën që kishte mbërritur nga Denizlispor. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte pranë kalimit në kampionatin turk, por në fund ka reflektuar dhe ka thënë “jo”. Empoli kishte rënë dakord me drejtuesit turq, teksa priste vetëm “ok” e futbollistit.

Motivet që kanë shtyrë Veselin të mos pranë këtë destinacion lidhen me emrin e skuadrës dhe ambicjet e tij personale, sipas “Tuttomercatoweb”.

Mbrojtësi kuqezi ka menduar se një kalim në Turqi në këtë skuadër nuk është një hap përpara, edhe pse rroga që i ofronte Denizlispor ishte e mirë. Futbollisti pret një ofertë më të rëndësishme duke shpresuar të qëndrojë në Itali. Sakaq, Empoli i ka bërë me dije se është në shitje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore