A drejtohet AMA, nga “aksioneri” i TV Klan Sali Berisha?!

Burime të besueshme brenda Autoritetit të Mediave Audiovizive, bëjnë me dije, se ditën e sotme është përgatitur një deklaratë për daljen e TV Klan dhe Klan Plus nga Digitalb. Burimet thonë se ky reagim ishte i sforcuar, i papalajmëruar dhe pa një ndonjë konkluzion të saktë.

Në reagim, AMA vinte theksin se kishte marrë ankesa nga konsumatorët sepse nuk shikonin dot TV Klan dhe Klan Plus. Por, AMA nuk bëri asnjë emër publik të konsumatorëve që ishin shqetësuar për TV Klan dhe Klan Plus.



Mbi të gjitha, ky institucion nuk i ka paraqitur Digitalb asnjë ankesë të konsumtarorëve, dhe as nuk ka tentuar të kërkojë informacion nga Digitalb.

Në fakt, i vetmi konsumator që është ankuar publikisht, është Sali Berisha. Ditët e fundit, ish Kryeministri është shfaqur shume i shqetësuar për audiencën e TV Klan, duke harruar dhe braktisur tërësisht opozitën.

Këtij shqetësimi të Berishës, i është bashkuar edhe Autoriteti i Medias Audiovizive, duke dalë me urgjencë në deklaratë për media.

Kjo shpjegon se ky institucion (AMA) është i kapur nga Sali Berisha dhe është vënë në dispozicion të një operatorit të vetëm.

AMA u pozicionua pranë TV Klan

Me deklaratën e sotme, Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka mbajtur anën e një operatori (TV Klan), duke dëmtuar kështu tregun e lirë.

Nëse do të kishte ankesë nga konsumatorët, atëhereë kjo nuk shqyrtohet nga AMA por nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, një institucion i pavarur nga AMA.

Nëse do të shfaqej si një rregullator, AMA duhej fillimisht të organizonte një tryezë ku të thirreshin palët, dhe të diskutohej mbi mundësinë e gjetjes së një zgjidhje. Por, AMA nuk ka tentuar as të kontaktojë asnjë përfaqësues të Digitalb, çka e bën reagimin e AMA-s të njëanshëm dhe tendencioz.

Mbi të gjitha, marrëdhënia e Digitalb me platformat e tjera dhe me abonentët e saj, mbi kanalet që shfaqen në paketat e saja, janë totalisht private.

Dhe mbi të gjitha, Digitalb e ka te specifikuar në çdo kontratë me abonentët, se përbërja e kanaleve dhe paketave mund te ndryshoje nga Digitalb në çdo kohë.

Pra, ndërhyrja e AMA-së, është edhe e paligjshme, dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Pas Sali Berishës i cili është shfaqur si “aksioner” i TV Klan, a është kapur edhe AMA nga ish kryeministri?

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed.