Sali Berisha, si agjent shitjesh në TV Klan!

Së fundmi, ish kryeministri Sali Berisha, “plaku” i politikës, po i vjen rrotull një çështje, që nuk ka fare të bëjë me politikën.

Bashën e ka lënë në vetmi të plotë, pa asnjë mbështje, dhe vetë Berisha ka nisur të merret me çështje që për të duket se ka interes personal. Berisha ka vendosur të merret me problematika mediatike, më konkretisht me TV Klan që ka dalë nga platforma e Digitalb.



Në dy ditë, Berisha ka bërë 3 postime, për të mbrojtur Tv Klan, sepse është i shqetësuar për kuotat që mund ti kenë rënë nga largimi i Digitalb.

Që t’ia dedikosh faqen personale të rrjetit social Facebook një gjëje të tillë, duhet të ketë një arsye të fortë. Ose je aksioner i fshehur në TV Klan dhe përmes kësaj po bën agjentin e shitjes dhe marketingun për një kanal televiziv, që ka licensë kombëtare dhe nuk i duhet fare kjo lloj reklame, ose kërkon alencën me TV Klan.

Ish-kryeministri Berisha nuk ka raport të mirë me median. Nuk ka pasur në asnjë rast, pavarësisht deklaratave të tij në publik. As kur ishte në kulmin e pushtetit të tij dhe as atëherë kur ishte në opozitë, Berisha nuk ka pasur qasje pozitive për mediat, apo gazetarët.

Berisha mbahet mend për rrahje të gazetarëve, djegien e gazetës “Koha Jonë”, shantazh ndaj mediave, gjoba marramendëse ndaj shtypit dhe kufizim të lirive të shprehjes.

Kaq mjafton të kuptosh se ajo që po bën Berisha me TV Klan nuk ka lidhje me “dashurinë” e tij për lirinë e fjalës, apo të medias. Ajo që po bën Berisha nuk është as më shumë dhe as më pak, por qëndrim i një “aksioneri”, që me çdo kusht, qoftë edhe duke përdhosur emrin e tij kërkon të rrikthejë audiencën e TV Klan.

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed.