Caktohet data, ja kur do të shpërndahet parlamenti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që të caktojë datën 22 gusht për mbledhjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Grupet parlamentare të PDK, LDK, AAK, NISMA u deklaruan njëzëri pro kësaj date.

Kjo situatë u krijua pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili u ftua për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë”, pas dorëheqjes së tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.