Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

A do ketë zgjedhje në 13 tetor? LSI e PR dorëzojnë kërkesën për regjistrim në KQZ

Teksa sot është afati fundit për tu regjistruar partitë politike në KQZ për zgjedhjet e datës 13 tetor të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta, LSI dërgon kërkesën për regjistrim.

Kërkesa e LSI-së dorëzohet në KQZ nga Endrit Braimllari, dhe vjen pak ditë pasi u dorëzua kërkesa pë të hapur procedurat për të mbajtur zgjedhjet në këtë datë.

Të njëjtin vendim ka marrë edhe Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu, e cila i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë zyrare për regjistrimin.

Mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se nuk kishte kuorumin. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri ndërsa 4 anëtarët e tjerë nuk ishin me pretendimin se ishin me leje vjetore.

[gallery ids="811002,811003"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore