Në kërkim për trafik droge dhe mashtrim, arrestohen dy të shumëkërkuarit nga Interpol

Policia Kufitare e Rinasit dhe Interpol Tirana kanë arrestuar dy persona në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë dhe Kosovës.

Arrestimet u bënë në Rinas, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit  kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

“Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.



Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike””, njofton policia.

Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar   R.Xh., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti  për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.