Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Qepe gojën, rri urtë”/ E papritur, Rama reagon ashpër për Vangjush Dakon

Me tone të ashpra i është përgjigjur kryeministri Edi Rama një komentuesi në Facebook, i cili e ka pyetur për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Në një postim të Ramës, ku ky i fundit lajmëronte se në vjeshtë do të fluturojë avioni i dytë i "Air Albania", një ndjekës ka kërkuar një koment për Dakon.

"Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturoje, po për Vangjushin kë ndonjë koment që nuk fluturon dot", e pyet ai, por duket se kjo e ka irrituar kryeministrin.

"Jo kam një koment për ty, si interist që përderisa morët një juventin t’ju nxjerrë nga bataku, qepeni gojën dhe rrini urtë e thoni ‘Grazie Juve’ për çdo fitore", i është përgjigjur Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore