E bujshme/ Gjermania sekuestron 1 miliardë euro kokainë

Një sasi kokaine me vlerë gati 1 miliardë euro është kapur në Hamburg e cila ishte e vendosur në 211 çanta sportive. Zyrtarët konfiskuan rreth 5 tonë kokainë në një anije transporti në Hamburg, Gjermaninë veriore, me një vlerë prej gati 1 miliardë euro.

Droga u zbulua dy javë më parë gjatë një kontrolli rutinë, duke rezultuar në dërgesën më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Gjermani.

Më shumë se 4,200 pako të vendosura në 211 çanta sporti po kalonin nga Montevideo në Urugua, përmes Hamburgut, në Antwerp, Belgjikë.

Kokaina tashmë është shkatërruar nën fshehtësi dhe masa të rrepta sigurie.

Porti në fjalë është më i madhi në Gjermani dhe i treti në Evropë. Shpesh për të i referohen edhe si “porta drejt Botës”, pasi tregtia aty ka qenë gjithmonë shumë e zhvilluar.

Raporti i BE-së zbuloi se Roterdam ishte pika kryesore e hyrjes për kontrabandistët e drogës, por që edhe në Hamburg trafiku ishte në rritje.

Vitet e fundit dërgesat e kokainës janë zbuluar në shumë raste, por rasti i së premtes ishte një sasi e paparë.

Vetëm vitin e kaluar, autoritetet e policisë së Hamburgut shkatërruan drogë me një vlerë prej 520 milion € (592 milion dollarë).

Gjermania është bërë famëkeqe tashmë për përdorimin e drogës. Në mars të këtij viti ajo zinte vendin e parë në studimin për mbarë Evropën për përdorim të amfetaminës pas ekzaminimit të ujërave të zeza të vendit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.