Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Pirro Misha drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare

Pirro Misha një njeri I njohur në fushën e letrave shqipe do të jetë drejtori I ri I Bibliotekës Kombëtare. Pas dorëheqjes së Persida Asllanit, duket që nuk është vonuar shumë për të vendosur drejtorin e ri.

Vendimi është marrë  nga Këshilli I Ministrave më datë 31 korrik, por është botuar sot në faqen zyrtare më 1 gusht 2019. Pirro Misha ka një kontribut në kulturën shqiptare si studiues i njohur, përkthyes dhe publicist. ?Një emër i nderuar i letrave shqipe, përkthyesi e publicisti Piro Misha do të nisë punën në krye të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. I urojmë mirëseardhjen dhe punë të mbarë në një nga institucionet më të rëndësishme kulturore. Së bashku me z. Misha do të çojmë përpara projektet e nisura, që synojnë një bibliotekë të re, moderne dhe më pranë lexuesit!?, shkroi Ministrja e Kulturës Elva Margariti në Facebook, pas këtij vendimi./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore