Ndodh mrekullia/ Pas 6 vitesh zbulohet se çfarë po ndodh më Michael Schumacher (Foto)

Ish menaxheri i Ferrarit, Jean Todt ka zbuluar se Michael Schumacher vijon betejën për t’iu rikthyer normalitetit dhe se së bashku me kampionin gjerman, kanë parë disa herë garat e Formulës 1.

“Schumacher nuk dorëzohet, vazhdon të luftojë dhe është në duar të sigurta. Kam para disa herë garat e Formulës 1 me të në shtëpinë e tij në Zvicër. Natyrisht që marrëdhëniet tona nuk janë më si më përpara, pasi edhe komunikimi nuk është i njëjtë, por Schumacher po lufton dhe bashkë me të, edhe familja e tij”, tha Jean Todt.



Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident në alpet e Zvicrës, më 29 dhjetor të 2013-ës dhe mori dëmtime të shumta në kokë, ndërsa që prej asaj kohe, gjithçka mbi gjendjen e gjermanit, është mbajtur e fshehtë.


Comments are closed.