Po kthehej nga pushimet, alarm për bombë në makinën e Messit në Barcelonë (Fotot)

Një njoftim për bombë në makinat e dy futbollistëve të Barcelonës ka vënë në alarm policinë  e Barcelonës. Mediat në Spanjë kanë raportuar se policia e këtij rajoni ka marrë një sinjal se në aeroportin e El Prat janë vendosur bomba na makinat e Lionel Messi-t dhe Luis Suarez.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë që ka bërë kontrrolin e makinave së bashku me qentë e pasaçëm, por ndryshe nga çfarë ishin sinjalizuar çdo gjë ka rezultuar e pa vërtetë.

Makinat e dy futbollistëve ndodhen në aeroportin e El Prat pasi ata do t’i marrin pasi të kthehen nga pushimet në Ibiza. Suarez do të mbërrijë me 31 korrik, ndërsa Lionel Messi do të jetë në aeroport me 4 gusht. Nga ku më pas do të bashkohet me ekipin e Barcelonës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.