Sherr në Ibiza, Lionel Messi shpëtohet nga policia (Fotot)

Pasi mbylli pushimet familjare, Lionel Messi është rikthyer në Spanjë. Megjithatë, ylli argjentinas nuk është bashkuar ende me skuadrën e Barcelonës.

Së bashku me miqtë e tij futbollistë, Suarez, Alba e Fabregas, Messi doli për të shijuar jetën e natës, por jo gjithçka këtë herë shkoi si duhet për të.

“The Sun” shkruan se 32-vjeçari u përfshi në një incident, ku një person kishte tentuar të përleshjes me të. Stafi i sigurisë ka ndërhyrë menjëherë dhe është kujdesur që gjithçka të qetësohej.



Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video ky ylli argjentinas duket teksa zhvendoset nga stafi i sigurisë.


Comments are closed.