U hoqën 375 patenta  në 2 muaj/Policia me dorë të hekurt ndaj shoferëve abuzivë

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore po monitoron akset që cilësohen më problematike për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin. I tillë është edhe aksi Elbasan-Peqin.

Në vetëm 2 muajt e fundit kjo njësi me juridiksion në të gjithë rrugët e vendit ka pezulluar 375 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, si dhe ka vendosur 2300 masa administrative për tejkalim shpejtësisë me pak se 20km/orë mbi limitin e lejuar.

“Kam këtë mesazh për drejtuesit e mjeteve. Më mirë 5 minuta me vonesë por të sigurt në destinacion dhe pushime te mbara se sa të rrezikojnë jetën e tyre por edhe të ndëshkohen me gjoba për parakalime të gabuara , shpejtësi apo shkelje të tjera”, theksoi shefi i rrugores, Luan Lami.



Foto e radarit së bashku me gjobën mund t’iu vijë me postë personave të gjobitur edhe në shtëpi.

Sakaq, drejtuesit e mjeteve të cilëve nuk iu korrespondon adresa aktuale e banimit me atë në lejen e qarkullimit dhe nuk kanë bërë ndryshimin sipas detyrimit ligjor, u sugjerohet të kontrollojnë online në faqen e policisë pasi ndryshe policia shton se ata mund të paguajnë edhe kamatat.

Mbetet ende e paqartë se përse shqiptarët nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ka të dhëna se në Europë ata janë më të kujdesshëm, pasi nuk tolerohen, ndaj edhe policia po punon në këtë drejtim, që përmes gjobave të ndërgjegjësojë shoferët nëpër rrugët tona, shpeshherë të padisiplinuar dhe si pasojë shkaktojnë aksidente të shumta.


Comments are closed.