“Nuk e dinim që ishim në kërkim”/U përplasën me Policinë pak ditë më parë, vetëdorëzohen në polici banorë të Astirit (EMRAT)

Dy banorë të Astirit janë dorëzuar sot në Policinë e Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim pas protestës së 23 korrikut.

Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Lutfi Kastrati dhe Gëzim Sadikaj. Të dy ishin shpallur në kërkim pas përplasjes së dhunshme më uniformat blu, të cilët shkuan për t’u prishur banesat.

Kastrati dhe Sadikaj ishin të shpallur në kërkim nga policia që në datën 23 korrik menjëherë pas arrestimet të disa banorëve të tjerë.



Burime bëjnë me dije se dy banorët e Unazës së re kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që ishin nën kërkim nga policia. Sipas tyre një gjë të tillë e kanë mësuar ditën e djeshme, duke u paraqitur kështu në komisariat pak minuta më parë.


Comments are closed.