Ema Andrea do ndihesh xhuxhmaxhuxhe

Nga Enis SULSTAROVA

Me habiti nje nga artistet qe eshte per prishjen e teatrit kur thote se dua teater te ri dhe asnje centimeter me pak se sa i vjetri! Ka mese nje vit qe nuk po behet fjale per diskutim ne parim, por per dy gjera konkrete: (1) ruajtja e godines ekzistuese te teatrit dhe restaurimi i saj; (2) projekti Fusha-Qeveria qe e tjeterson 3/4 e siperfaqes aktuale ne truall per ndertime kullash.

Tani pyetja eshte a je me planin 1 apo me planin 2? Kur artiste e qytetare te tjere po gjakosen per ta mbrojtur teatrin sic eshte, nuk e ke me luksin te fantazosh per teatrin qe do ti, ne nje Shqiperi tjeter, qe ndoshta nuk do te jete asnjehere.

Sot ose bashkohu me mbrojtesit, ose behu kunder tyre. Ose me mire hesht, ne vend qe te flasesh kuturu, si ben Ema Andrea: “une doja t’i perkisja sot brezit qe po nderton te ardhmen, pra te vihet nje gur sot qe mua te me perfaqesoje ne 2220”. Po flasim per kulla Ema, 6 apo 7 te tilla, para te cilave ti dhe teatri yt i ri do te ndjeheni si xhuxhmaxhuxha.



 





Comments are closed.