E veshur, e kuruar, plot sharm/ Grida Duma shfaqet tek teatri: Duhet mbrojtur si një pjesë e vetes! (FOTO)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është bashkuar kolegëve të saj në mbrojtje të kauzës së teatrit kombëtar. Si gjithmonë e kuruar në detaje dhe plot sharm Grida Duma nuk kishte si të mos binte në sy. Ndërkohë, përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Duma bën thirrje që të ruhen me fanatizëm vlerat historike ku sipas saj përfshihet edhe teatri.

Postimi i Dumës

Teatrin do mund ta mbrojnë deri në fund vetëm një masë e madhe qytetarësh.

Ajo godinë nuk mund të konsiderohet si një çështje e artistëve apo si një vend pune. Artistët qe po e mbrojnë nga shembja nuk do vuajnë për një vend pune, ata po mbrojnë kulturën shqiptare.

Ky vend ka ecur keq se marrëdhënien me të kaluarën e vet jo rrallë e ka pasur shkatërruese. Ta zhdukim historinë, ta fshijmë memorien, askush mos dijë kush ishte e nga erdhi.

Godinat e vjetra të artit, mbi të gjitha, janë tempuj të frymës së historisë, ato kanë në çdo pjesëz të vet një pjesë të shpirtit që gjendet në çdo shqiptar. Është fryma që na është përçuar në mënyrën si jemi rritur e gatuar, ajo godinë ka një pjesë të secilit aty.

Zhdukja, bërja hiç e trashëgimisë ka nisur prej me shume se njëqind vitesh, një plan i kakohshëm për të eliminuar rrënjët shqiptare në histori.
Kjo do ndodhë nëse teatri shembet!

Teatri duhet mbrojtur si një pjesë e vetes!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.