Çim Peka kapet sërish gafil, sulmon mediat në facebook dhe më pas e fshin nga frika (Foto)

Gazetari i djathtë, Çim Peka tashmë është i njohur për shtrëmbërimin e shtyllës kurrizore. Gazeta Shqip e ka kapur disa herë gafil Pekën, i cili ka postuar disa qëndrime të tij, por më pas i ka fshirë nga frika.

Rasti i fundit ishte ai kur Peka sulmonte Lulzim Bashën para zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe befas ai e fshin postimin nga faqja e facebookut. Kjo tregon mungesë guximi dhe burrërie për një gazetar që e mban veten për të guximshëm.



Të njëjtën gjë bëri edhe para disa ditësh. Nëpërmjet një statusi, Çim Peka sulmoi Aleksandër Frangaj, Kasem Hysenbelliun, Bashkim Ulajn, Irfan Hysenbelliun dhe Ylli Ndroqin, për arsyen se ata nuk po transmetonin protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Turp për këto media” – shkruante gazetari i djathtë.

Sipas Çimit, vetëm Syri i tij është i pakapur nga qeveria dhe Endri Fuga. Por më argëtuese në këtë status, ishte fakti që Çim Peka nuk rezistoi dot, dhe brenda pak minutash e fshin komentin e tij.

Këtë gjest prej dhjaksi, e komentoi edhe pronari i Fax Neës, Kasem Hysenbelliu, i cili në një status tallej me Pekën dhe me Shkëlzen Berishën.

Sipas Hysenbelliu, Çimi e ka fshirë nga frika statusin, sepse e ka detyruar Xeni (Shkëlzen Berisha).

Në fakt, kjo është e vërtetë, sepse Peka prej disa muajsh ka frikë të paraqitet në Gjykatën e Tiranës, pasi është paditur nga Top Channel për shpifje.

Më poshtë statusi i fshirë i Çim Pekës dhe statusi i Kasem Hysenbelliut:


Comments are closed.