Vettingu/ Kryetari i Gjykatës kaloi shkallën e parë, ankohen ndërkombëtarët (EMRI)

Ndonëse kaloi Vettingun, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon ankimimin e vendimit të KPK për kreun e Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita.

Në datë 18.7.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Selita, gjyqtar/Kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Vendimi nr. 161, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë z. Kastriot Selita, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 24.7.2019.

Po sot, më datë 24.7.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.