Zbulohet prapaskena/ Pse Ilir Meta nuk ishte në ceremoninë e “Polit të Drejtësisë”

Ceremonia e trevjetorit të Reformës në Drejtësi ka pasur edhe një mangësi në anën protokollare të saj. Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se nuk është ftuar në ceremoninë për ngritjen e institucioneve të Drejtësisë dhe përurimin e godinës ku do vendosen këto institucione.

“Nuk kam unë aq kontribut në Reformën në Drejtësi, mirë si President i Republikës, por si Kryetar i Kuvendit” – bëri pyetjen Meta, teksa konfirmoi se nuk ka marrë një ftesë të tillë dhe ndjehet i keqardhur.

Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi dhe me Kushtetutë. Kjo këtu, sepse e dija që do të pyesnit, meqë ka qenë trevjetori dje, është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Dhe kjo është origjinalja, sepse mund të kenë edhe të tjerët kushtetuta, por mund të punojnë me kushtetuta të tjera nga kjo, që është votuar para tri vitesh me 140 vota. Kam qenë unë kryetari i Parlamentit dhe konsensusin e kam imponuar unë për ato 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma – ka deklaruar Ilir Meta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.