Tragjike/Mori goditje të rënda në ring, vdes boksieri 27-vjeçar (VIDEO)

Pas dëmtimeve të rënda të pësuara në një ndeshje mbrëmjen e të premtes, boksieri rus 28-vjeçar Maxim Dadashev ka humbur jetën.

Lajmin e dha trajneri i tij Buddy McGirt, i cili njoftoi se pas disa ditësh në gjendje kome, boksieri 28-vjeçar nuk ia doli t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda të pësuara në ring.



Dadashev u përball mbrëmjen e të premtes me boksierin nga Puerto Rico Subier Matias, por gjërat morën një rrjedhë të tmerrshme, me rusin që mori shumë goditje në fytyrë dhe në kokë.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një media, ku trajneri i rij McGirt tenton të bindë 28-vjeçarin që të tërhiqet nga ndeshja dhe ia del, por tashmë dëmi ishte bërë.

Menjëherë pasi u tërhoq nga ndeshja, Dadashev u dërgua në një spital në Maryland, ku u konstatua se kishte pasur hemorragji në tru. Mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati rreth dy orë, por që më pas 28-vjeçari ra në koma dhe humbi jetën ditën e sotme.


Comments are closed.