Rrjeti më i madh i laboratorëve në Shqipëri, me superoferta analizash

*Shkrim promocional

Laboratori mjekësor me mbi 20 vjet aktivitet në Shqipëri ka tashmë një ofertë verore për të gjithë. Analizat e çdo lloji ofrohen nga Intermedica thuajse me gjysmën e kostos që ato kanë në muajt e tjerë të vitit.

Një kontroll i plotë për meshkujt mbi 40 vjeç është tashmë vetëm 79 mijë lekë, nga 118 mijë që ishte më parë. Shërbime të tjera, ndërsa një checkup mund ta përfitoni për 32 mijë lekë të vjetra nga dyfishi që ka qenë në periudhat e mëparshme.

Por, laboratori mjekësor përfshin edhe analiza specifike për hepatitet nga 175 mijë lekë ofrohet nga intermedica për vetëm 69 mijë lekë.

Ndërkohë, një ulje e konsiderueshme që ofrohet përmes ofertës së verës është edhe për të gjithë kontrollin laboratorik, një paketë e plotë që ofrohet për vetëm 19 mijë e 900 lekë të vjetra.

Ulje e tarifave në masën deri në 50 për qind është edhe për analizat mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme tiroidet, yndyrnat apo një kontroll të fëmijëve.

Jo më pak ulje të çmimeve janë edhe për ata që vuajnë nga reumatizma, ku kontrolli me të gjitha analizat e detajuara është vetëm 13 mijë e 500 lekë.

Edhe për ata që vuajnë nga diabeti, apo aparati tretës Intermedica vjen me një paketë të plotë shërbimesh, me çmime tejet të leverdishme për cilindo që dëshiron një shëndet të mirë dhe pa probleme.

Dhe mbi të gjithë intermedica ofron ofertën e verës për të gjitha moshat. Intermedica është laboratori me 10 pika nga të cilat 9 në Tiranë dhe një në Sarandë si dhe pikën qëndrore në rrugën “Panorama”, në zonën e njohur ndryshe si stacioni i trenit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.