Nuk ndalet Xhisiela, ish e dashura e djalit të deputetit tregon unazën me diamant (Foto)

Xhisiela Maloku është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ish e dashura e djalit të deputetit ka postuar një foto në Instagram, ku tregon një unazë të çmuar.

Ajo ka treguar një unazë me gurë, mbi kutinë e të cilës shkruhej: Veçanërisht për ty.



Mbi foto Xhisiela tregonte se kjo ishte një dhuratë, por duke zgjedhur që ta linte anonim personin që ia kishte dhuruar. Mos vallë Xhisiela dhe Rexhepi po shkojnë drejt altarit?!

Historia e dashurisë së Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës u rikthye në debatin kryesor në vend, pasi 26-vjeçarja e denoncoi partnerin e saj për dhunë dhe presion. Më pas, e reja u tërhoq nga të gjitha akuzat e bëra në drejtim të tij.


Comments are closed.