Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Kadare pretendent për “Nobelin” e Amerikës

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një ndër 9 finalistët për çmimin e madh ?The Nuestadt International Prize for Literature? , i njohur ndryshe si ?Nobeli? amerikan.

Çmimi i cili ndahet nga Universiteti i Oklahomës, i dedikohet letërsinë më të mirë, pasi në të shkuarën ata që janë vlerësuar me këtë çmim kanë qenë autorë si Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti, e të tjerë. Kadare është në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere, Hoa Nguyen e të tjerë.

Në njoftimin zyrtar për kandidatët për këtë çmim më 2020-tën,shkruhet se Kadare është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm sot në botë, shoqëruar me një biografi të shkrimtarit shqiptar. ?Neustadt International Prize for Literature? është një çmim i cili ndahet nga Universiteti i Oklahomës dhe revistës së njohur letrare World Literature Today. Fituesi vlerësohet me $50,000. I krijuar në vitin 1969-të ky është një ndër çmimet letrare më të rëndësishme në SHBA.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore