Haradinaj nesër dëshmon në Hagë/ Blindohet gjykata, frikë nga protestat e shqiptarëve 

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj do të merret nesër në pyetje nga Gjykata Speciale. Seanca e pyetjeve do zhvillohet nesër në orën 09:30, në Hagë. Nesër në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet.

Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar sot. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë.

Gjykata Speciale është ngritur për të hetuar raportin e Dick Marty, ku pretendohet për krime ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës. Ndonëse kjo gjykatë vepron në bazë të ligjeve kosovare, selia e saj është vendosur në Hagë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.