Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Streha mes reve, rrëmben tre trofe në Prifest 2019

Streha mes reve, filmi me regji të Robert Budinës ka rrëmbyer tre trofe në Festivalin e Filmit PriFest, që përgjatë 19-21 korrikut u mbajt në Prishtinë. Arben Bajraktaraj, u shpall aktori më i mirë me interpretimin në këtë film, po kështu, aktorja Irena Cahani u vlerësua si aktorja më e mirë e festivalit, ndërsa vetë filmi ?Streha mes reve?, si prodhimi më i mirë i këtij festivali.

Në qendër të filmit është historia e Besnikut, një bari i vetmuar dhe mysliman i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike, dhe i një babai ish komunist. Atje lart, katolikët dhe myslimanët jetojnë në paqe mes tyre, madje edhe pas zbulimit të Besnikut që xhamia e vjetër e fshatit ka qenë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të kaluarën e largët. Vdekja e babait ish komunist sjell ndryshime të mëdha që vënë në rrezik ekuilibrin në familjen me besime të ndryshme fetare të Besnikut, ndaj ai detyrohet të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Në role të tjera në këtë film interpretojnë aktorët Bruno Shllaku, Muzbajdin Qamili, dhe Esela Pysqyli. Ndërkohë juria e festivalit ka vlerësuar me çmime të tjera si Filmi më i mirë Evropian, filmin ?Consequences? nga Darko Stante, nga Sllovenia. Çmimi special i jurisë shkoi për aktorin Vladimir Mishukov për interpretimin në filmi ?Elefantët mund të luajnë futboll?. Dokumentari më i mirë, u vlerësua ?Blue breath? i regjisorit portugez Rodrigo Areias. Çmimi special për dokumentarë shkoi për ?Miel Emile?, nga Peter Von Houten. Me çmimin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore