Sherr mes shqiptarëve dhe palestinezëve në burgun e Kretës në Greqi, disa të plagosur

Disa të burgosur shqiptarë dhe pakistanezë janë përfshirë në një konflikt, në burgun e Chanias në Kretë, ku kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona. Sipas policisë greke konflikti ka nisur në kohën kur do të dënuarit do të hanin ushqim.

Mediat greke raportojnë se të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, pasi kishte plagë në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarje, ndërsa nuk bëhen të ditur as identitetet e të plagosurve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.