Serbia e blinduar, radhë të gjata në pikat kufitare

Fluksi i madh i emigrantëve kosovarë, që përmes Serbisë po udhëtojnë në Kosovë, sërish ka shkaktuar radhë dhe pritje të gjata në pikat kufitare me shtetin fqinj. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se mëngjesin e sotëm në dy pikë- kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, janë shkaktuar kolona dhe pritje deri një orë e gjysmë.

Sipas njoftimit, në pikë-kalimin kufitar Merdare, në hyrje të Kosovës radha është deri në  kilometra dhe pritjet deri në 1 orë e 30 minuta, kurse për të dalë nga Kosova pritet deri në 20 minuta.

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, për të hyrë në Kosovë pritet deri në 30 minuta, kurse kolonat e automjeteve janë deri në 100 metra.


Pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikë-kalimin kufitar me Maqedoninë, në Han të Elezit. Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.