Nga toka në qiell/Futbollistët në garë kush ka avionin më luksoz privat. Ja kush e zë fronin (FOTO)

Për shumë futbollistë të famshëm, është gati e pamundur që të kenë një jetë private. Duket e paimagjinueshme që futbollistë të kalibrit të Cristiano Ronaldos, Lionel Messit apo Zlatan Ibrahimoviç, të dalin shëtitje në park, apo të ulen në ndonjë kafene buzë rruge.

E njëjta gjë ndodh edhe me udhëtimet e shumta, që ata janë të detyruar të bëjnë, ku është mjaft e vështirë në përdoren linjat e zakonshme të fluturimit. Për shkak edhe të pagave faraonike që marrin, shumë prej yjeve të futbollit kanë zgjedhur të investojnë në avionë privatë, ku nuk mungojnë kushtet dhe luksi.

Qetësia dhe rehatia në udhëtim, i ka bërë shumë prej yjeve si Ronaldo, Messi, Neymar, etj., të mos kursehen ndaj kostos së të mbajturit të një avioni provat.




Comments are closed.