Ja burri dhe gruaja me më shumë ndikim në botë

Më shumë se dy vjet pas largimit nga shtëpia e Bardhë, ish-zonja e parë Michelle Obama ende është shumë e admiruar nga njerëzit në mbarë botën. Në fakt, ajo është gruaja më e admiruar në botë, sipas një sondazhi të ri të YouGov.

Obama mposhti aktoren  Angelina Jolie, e cila këtë vit ra me dy vende në listën e  YouGov të këtij viti.

Ish-zonja e parë është pasuar nga Oprah Ëinfrey, Jolie, Mbretëresha Elizabeth II dhe Emma Ëatson. YouGov përpilon listën me 20 femra dhe 20 meshkuj nga e gjithë bota, që kanë ndikim në 41 vende të botës dhe nominimet janë të hapura.



Në listën e burrave, Bill Gates vazhdon mbretërimin e tij si më të admiruarit në botë, pasuar nga ish-presidenti Barak Obama, Jackie Chan, udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe biznesmeni miliarderi Jack Ma.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.