E pabesueshme/ Vendimi i PD: Radhën e ka Grida Duma! 

Partia Demokratike ka përcaktuar një listë me të gjithë ish deputetët apo të tjerë figura publike, të cilët në fundjavë, por edhe më shumë se kaq duhet të jenë të gatshëm për mediat me deklarata shtypi për tema të ndryshme.

Por, nëse gjatë ditëve të javës është edhe vetë Basha që ose me facebook, ose me deklarata direkte nga selia e PD, për fundjavë është përpiluar një listë se cilët do të jenë ata që do dalin me deklaratë për mediat.

Kjo e shtunë, pavarësisht se me temperatura të larta dhe një pjesë e ish-deputetëve të PD, apo edhe të mazhorancës u janë drejtuar plazheve për Grida Dumën gjithccka ka mbetur pezull.

Ajo është caktuar të jetë në selinë e PD, prej nga në orën 13.00 do të japë një deklaratë shtypi, jo e jashtëzakonshme. Kjo do të jetë e përjavshme nga PD, ku kryesia ka përcaktuar emrat e tyre që do dalin në deklarata shtypi në fundjavë, për të krijuar idenë se në PD edhe në ditë pushimi ka lëvizje.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.