Dorëheqja e Ramush Haradinajt, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli u shpreh se zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur në Hagë në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën.

Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake” tha Veseli.

Kryetari i PDK’së gjithashtu tha se partia e tij është “e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që do të mbahen, dhe se tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme”.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Veseli tha se do të konsultohen me partnerët e koalicionit dhe partive tjera të opozitës, ndërsa kishte edhe një thirrje “Ftesat që vijnë për bashkëluftëtarët tanë, nuk duhet të shkaktojnë huti apo pasiguri tek qytetarët” tha Veseli.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.