Burri ngjitet mbi krahët e avionit teksa nis fluturimi, tmerrohen udhëtarët (Fotot)

Një person në Nigeri u përpoq të dalë në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi i tij me metodën më të padëgjuar, duke u ngjitur në krahët e avionit pikërisht kur po niste fluturimi.

Pamja e tij mbi krahë pikërisht kur ishin duke u nisur bëri që udhëtarët të tremben e të kërkojnë të dalin menjëherë nga mjeti fluturues.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, por ende nuk e ka bërë të ditur arsye se pse ishte ngjitur mbi avion.



Vetëm pak javë më parë, një person në Angli që po bënte banjë dielli në oborr, pa t’i bjerë përpara syve kufoma e një klandestini që ishte futur në rrotat e një avioni, e që ishte përpjekur të futej në mënyrë të paligjshme në Angli.





Comments are closed.