Ngjela zbulon bisedën: Rama më ka treguar se 3-4 ministra të tij do preken nga reforma të drejtësi

Avokati Spartak Ngjela zbuloi në studion e Repolitix, një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij ky i fundit i ka rrëfyer se nga reforma në drejtësi preken tre-katër ministra të tij.

“Duhet të keni parasysh një gjë se çdo gjë nis nga parlamenti. Nëse funksionon ai funksionojnë të gjithë institucionet. Ik bëj betejë legale. Minimuni tre katër ministra shkojnë në betejë.

Rama më ka thënë vetë se mua më kap tre ose katër ministra reforma në drejtësi. Gjyqet do jenë publikë. Do të thotë se kjo shishe ujë kushton kaq. Dalin gjyqtarët që thoshin pasurinë e kam nga gjyshja. Gjyshja ishte në kasolle. I kupton çfarë budalliqesh po flasin. Spikerja e zërit të Amerikës i tha Metës a nuk vjen zor që jeton në luks kur populli është i varfër”, tha Ngjela.



 


Comments are closed.