Keni përdorur FaceApp? Mos u çudisni nëse e gjeni foton tuaj në reklamat për prezervativë

Aplikacioni “FaceApp” për celularë, për vetëm 24 orë ka thyer të gjitha rekordet, duke u bërë më i shkarkuari i ditëve të fundit në Playstore dhe Appstore. Fotot e modifikuara me këtë aplikacion kanë pushtuar rrjetet sociale.

Por ekspertët kanë lëshuar alarmin se ky aplikacion përbën rrezikshmëri të lartë për të dhënat personale. Avokatja amerikane, Elizabeth Pots Ëeinstein paralajmëroi nëpërmjet Twitter rreth kushteve të përdorimit të këtij aplikacioni,  ku ajo gjeti informata mjaft shqetësuese.

Kushdo që instalon aplikacionin pranon kushtet e përdorimit të tij, nga ku  FaceApp merr “qasje të përhershme, të pakthyeshme dhe globale për të përdorur, modifikuar, përshtatur, publikuar emrin e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e formuara ose të zhvilluara më vonë, pa kompensim për ju”.



Për ta përkthyer përdoruesit i kanë dhënë leje aplikacionit FaceApp për të përdorur fotografitë e tyre, emrin dhe mbiemrin, dhe çdo gjë tjetër që mund të kenë nevojë, duke përfshirë edhe reklamat. Pra, nëse e keni instaluar aplikacionin, mos u habitni nëse fotografinë tuaj e gjeni në një poster reklamash për, për shembull, kondom, ilaçe kundër impotencës ose diçka tjetër të ngjashme.


Comments are closed.