Burg përjetë El Chapos, por vëmendjen e merr gruaja e tij bukuroshe (Fotot)

Gruaja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro Guzmán ka marrë të gjithë vëmendjen e medias , ndërsa burri i saj u dënua me burg përjetë.

Emma ishte vetëm 18-vjeçe kur u njoh me El Chapon, i cili në atë kohë ishte 50-vjeç. Ajo u bë gruaja e tretë e El Chapos, dhe ka pasaportë amerikane e meksikane.

Burgim i përjetshëm, plus 30 vite. Ky ishte dënimi që mori narkotrafikanti më famëkeq i momentit, Joaquin El Chapo Guzman, i shpallur fajtor për dhjetë akuza tepër të rënda nga një gjykatë amerikane. i famshëm për arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, El Chapo do të mbyllet në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”. Burgu ndodhet në shtetitn e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.


62-vjeçari El Chapo, i cili u dënua si kreu i Kartelit të Sinaloas, do të qëndrojë i vetëm në qeli, por do të ketë “shokë burgu” disa nga kriminelët më famëkeq të dënuar në Shtetet e Bashkuara. Në total aty ndodhen 400 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë brenda mureve për 23 orë në ditë dhe dalin për të marrë ajër vetëm një orë në ditë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.